Torino, 26 Korrik - Me vendim te gjykates se apelit, heqja e pikeve si denim ne fillim te kampionatit u reduktua me 13 pike dizavantazh.
Kjo do te thote qe bardhe e zinjte do ta fillojne sezonin e ri ne Serie B me -17 pike deficit, ne vend te 30 te vendosura fimisht nga gjykata. Por Juventusi, kur pa rivendosjen e Lazios dhe Fiorentines ne Serie A, insistoi qe ceshtja mos te mbyllet me kaq.
Ka shume mundesi qe vazhdojne ceshtjen gjyqin civil. "Ne nuk mund ta pranojme nje denim te tille kaq thjeshte", tha presidenti i ri Giovanni Cobolli Gigli. "Duke nxjerre ne drite cfare ka ndodhur ky vendim nuk mund te quhet i balancuar."
Gigli eshte i pakenaqur qe Juve eshte i vetmi klub qe u denua me renie nga kategoria, dhe eshte i bindur se bardhe e zinjte jane trajtuar shume ashper. "Eshte nje situate mjaft serioze dhe aspak e drejte ndryshimi i verdiktit midis Juventusit dhe skuadrave te tjera" u shpreh Gigli. "Per kete arsye ne kemi vendosur ti vazhdojme apelet tona ne cdo forum te mundshem."
Ju siguroj te gjitheve se nuk do te ndalojme derisa te vendoset drejtesi, ne interesin e tifozave tane te jashtezakonshem , klubit, aksionereve si dhe kampionatit italian. Gigli gjithashty vuri ne pikepyetje vendimin per heqjen e dy titujve te fundit te fituar nga Juventus."
Fiorentina, Lazio dhe Milan do ta fillojne sezonin e ri futbollistik ne Serie A me 19, 11 dhe 8 pike deficit respektivisht. Nderkohe qe FIGC i ka dhene trofeun per 2006 Interit, pasi ky trofe i revokohet Juventusit duke e cuar numrin e titujve te fituar nga kjo skuader ne 14-te.